Rreth Nesh
Fillimet asnjëherë nuk janë të lehta për askënd. Por ndonjëherë duhet vetëm një njeri me një ide, vizion dhe plot motivim të fillojë diçka të madhe. Kështu u bë edhe Raketa Hosting SH.P.K sikurse edhe vetë emri sugjeron, ne punojmë shpejtë dhe sigurtë. Kemi serverë të shpejtë, hosting të shpejtë, përdorim platformen Cloud e cila është ndër shërbimet më të qasshme dhe më të shpejta sot dhe me ne çdo gjë është e sigurtë.
Suksesi i një kompanie është i përcaktuar nga shumë elemente : profesionalizmi, përgjegjësia dhe besushmëria. Kjo vlen edhe për kompanin tonë Raketa Hosting Sh.P.K e themeluar ne vitin 2009, e drejtuar nga njerëz të përkushtuar mbi të gjitha nga përvoja dhe durimi kompania filloi punen me Web Hosting dhe funksionuam në CW – Network.
Në bazë të organizimit të mirëfilltë dhe përkushtimit të vazhdushëm për efikasitet në punë, teknologji të avancuar, paisje bashkëkohore, orientim të sinqertë nga konsumatorët filluam të rritemi si ekip dhe si kompani, dhe brenda një periudhe të shkurtë filluam edhe me Web server dhe Cloud hosting.
U pajisem me servere të fuqishme të bazuara në platformen cloud, ku klientët u siguruan që faqet e tyre do të jenë online 24 orë. Ajo që na veçoi ne prej të tjerëve është se kishim edhe disqet SSD (solid state drive) të cilat ndihmojnë që të dhënat në faqen tuaj të hapen më shpejtë sesa me disqet tradicionale. Kaloi edhe ca kohë, dhe ekipi u rrit edhe më shumë, me staf të ri, të motivuar dhe të gatshëm për punë. Filluam me VPS cloud host, platformë e cila rekomandohet shumë për faqe të mëdha. Po ashtu ne mundësojmë edhe serverë të dedikuar të cilët janë të projektuar të funksionojnë në biznese të mëdha dhe korporata të cilat dëshirojnë të kenë siguri më të lartë të të dhënave.
Produktet dhe sherbimet qe Kompania jone i ofron do të jenë shumë të avancuara pasi që ka një staf te profesionalizuar dhe të kompletuar në të gjitha departamentet e kërkuara, ndersa produktet dhe sherbimet do ti ofroj në baze të kërkesave të konsumatorve dhe të teknologjisë së avancuar.
Tani kemi filluar edhe me branding, dizajn të plotë të web-faqeve, punim të logove, punim të aplikacioneve për smartphone, organizim dhe mbajtje të kampanjave të marketingut në rrjete sociale. Filluam shumë pak dhe tash kemi rreth 15 puntorë dhe vetëm po ecim përpara. Të shpejtë si Raketa, gjithmonë në shërbimin e klientit.
Më poshtë i gjeni pakot që ne i ofrojmë për hostimin e web faqeve.